Reshjet shkatërrojnë rrugët dhe urat, Vjosa del nga shtrati - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehen përmbytjet ne qarkun e Vlorës dhe te Fierit. Nga reshjet e dendura, lumi Vjose ka dale nga shtrati duke vërshuar ne toka e banesa.
Ne zonën e Vlorës, niveli i ujit nga prurjet e mëdha, ka arritur ne lartësinë e urës se Mifolit.
Ndërsa ne Fier, Vjosa ka përmbytur 30 shtëpi dhe 600 hektarë ne toke ne Ferras dhe ne njësinë administrative te Frakullës. 7 familje janë evakuuar nga emergjencat civile si dhe janë shpëtuar 120 krerë bagëti. Ne këtë zone problematike po vijon puna për normalizimin e situatës.Ndërkohë ne Tirane, ne zonën e Zallbastarit, forcat e armatosura mbrëmjen e se shtunës shpëtuan 15 banore pranë lumit te kësaj zone si dhe nxorën ne breg furgonin qe rrezikohej nga reshjet e mëdha te ujit.Shirat e dendura qe përfshinë te gjithë territorin e vendit kane shkaktuar probleme edhe ne juglindje. Vërshimi i ujërave te lumenjve ka dëmtuar dy ura, atë te Orgockes ne Kolonje e cila është monument kulture i kategorisë se pare si dhe urën e fshatit Arrze ne Devoll qe lidh dy pjese te fshatit.Punonjës te shtabit te emergjencave po punojnë për zgjidhjen e situatës.

Share This Video


Download

  
Report form