Report TV - Shoqëria civile pas përmbytjeve i rikthehet protestës për Valbonën

Report TV 2018-05-09

Views 2

Pas tre ditëve të përmbytjeve për shkak të shirave të dendur në rang vendi, shoqëria civile, ambjentalistët dhe banorët e Valbonës i janë rikthyer këtë të shtynë protestave para Kryeministrisë me parullën ?Mos ma prekni Valbonën?.
Protestës i është bashkuar e amerikania Caterine Bohne, e cila ka bërë thirrje që protestuesit të shkojnë në çdo shtëpi e lagje për të shpërndarë mesazhin ?Mos ma prekni Valbonën!?

?E rëndësishme është që të shkojmë në çdo lagje dhe shtëpi për të përhapur mesazhin?, shprehet Caterine Bohne.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe artistë të njohur

"Le ta mbështesim këtë lëvizje, sepse kjo është një lëvizje për ne, është një lëvizje për Shqipërinë, sado e vogël të duket nuk është edhe aq. Është shumë e rëndësishme, një Shqipëri e Bukur është atraktive për evropianët, për botën mbarë dhe është parajsa jonë, është këtu ku ne mendojmë të kalojmë jetën tonë dhe të trashëgojmë për fëmijët tanë diçka me më perspektivë", deklaron Robert Aliaj.

Share This Video


Download

  
Report form