Prej muajit Shkurt 2017 Projekti ?Vela/Veliera? në Hyrje të Portit të Durrësit, është bërë nga Shoqëria Civile objekt i dy proceseve gjyqësore, njëri në Gjykatën e Shkallës së Parë ku po shqyrtohet padia për dëme të shkaktuara mbi muret mesjetare dhe zonën arkeologjike, dhe një në Gjykatën Administrative, ku shoqëria civile shpreson të zhbëjë projektin (BIRN-Durrës 4 Dhjetor 2017).
Deri tani janë zhvilluar shtatë seanca dhe procesi gjyqësor vazhdon. Seanca e ardhshme e çështjes ?Veliera? që do të jetë e teta në radhë, do të zhvillohet nesër më 27 dhjetor.
Ndërkohë prej tre muaj më parë Gjykata Administrative ka miratuar listën e tre ekspertëve arkeologë të pavarur dhe i ka kërkuar Prokurorisë së Durrësit, që ajo të bëjë të mundur që ata të sjellin në gjykatë një ekspertizë mbi dëmet që mund të shkaktojë ndërtimi i kësaj vepre publike në substancën arkeologjike.
Midis ekspertëve ishte zgjedhur edhe arkeologu dhe restauratori i njohur Gjergj Frashëri. Mësohet se deri sot kjo ekspertizë nuk është realizuar.