Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e lumit të Vjosës duket se po del jashtë çdo parashikimi. Gazetares sonë nga Vlora, Jerola Ziaj, iu desh të ndërpresë raportimin nga ura e Mifolit pas u njoftua nga autoritetet për një tjetër shpërthim të lumit në këtë pikë kritike të tij.
Vjosa ka dalë nga shtrati në orën 4 të mëngjesit të sotëm duke shkatërruar dy argjinaturat e Bishanit dhe Mifolit. Janë evakuuar reth 35 fanmilje.
Në terren gjendet forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, janë duke patrulluar në zonat më problematike për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Janë përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore. Ka pasur dhe një mungesë të energjisë elektrike prej orësh.
Niveli i lumit rritet me 20 cm në orë dhe do të ketë një rritje të vazhdueshme edhe për 5-6 orët në vijim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gazetarja-nderpret-transmetimin-tjeter-shperthim-i-vjoses-ne-uren-e-mifolit