Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa banesa dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Novoselë të Vlorës gjenden nën ujë për shkak të vërshimit të lumit Vlorë
Banorët e Novoselës thonë se nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë, pasi kanë pasur frikën e vjedhjeve, ndërkohë që qëndrojnë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë.
?Rrezikohen 60- 70 familje. Kemi frikën e vjedhjeve, por kemi dhe bagëti? thonë banorët
Vjosa ka përmbytur edhe Selenicën, ku lumi ka vërshuar ne aksin nacional qe lidh këtë njësi vendore me Vlorën në vendin e njohur si ?bishti malit ?.
Furia e vërshimit të ujit ka shembur edhe nje urë në Brataj që izoloi qindra banorë.
Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Ndërkohë problematike është situata për banoret e Selenicës, ku është shembur ura e Brahajt nga prurjet e shumta të Vjosës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-banesa-permbyten-nga-dalja-e-vjoses-evakuohen-shtate-familje/