Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Të mbrojmë zemrën blu të Ballkanit? është dokumentari i realizuar nga tre të rinj sllovenë të cilët japin alarmin për shkatërrimin e lumit Vjosa, i fundit lumë i egër i mbetur në Ballkan. I shfaqur në një nga kinematë e kryeqytetit ku interesi si rrallëherë për çështjet mjedisore ka qenë i lartë, dokumentari paraqet historinë e lumit Vjosa që nga rrjedha në Greqi e derisa hyn në tokën shqiptare ku ndryshimi është i madh. Tre të rinjtë e kanë rrëfyer këtë histori duke e përshkuar Vjosën me kajak, teksa kanë bërë apel të ndalen Hidrocentralet që po shkatërrojnë Vjosën.
?Ai është lumi i fundit i egër në Ballkan. Në Greqi e quajnë Aoos, ndërsa me hyrjen në territorit shqiptar ai ndryshon emër dhe quhet Vjosë. Një lumë që jeton me njerëzit, të cilët janë si Vjosa, plot me surpriza?.
Është kjo historia e dokumentarit Vjosa, e rrëfyer nga tre të rinj sllovenë të cilët e kanë përshkruar me kajak nga Greqia e deri në Shqipëri rrjedhën e lumit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/historia-e-vjoses-dokumentari-qe-synon-te-mbaje-gjalle-rrahjet-e-rrjedhes-se-lumit/