Ora News – Reforma zgjedhore, komisioni caktoi 8 ekspertë, 4 për çdo krah politik

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se dy orë mbledhje për herë të parë pas konstituimit, komisioni i reformës zgjedhore mori vendimin e parë për të caktuar 8 ekspertë për të punuar mbi teknikalitetet e reformës. 8 ekspertët do jenë nga 4 për secilin krah politik.

Mbledhja filloi me koordinimin e dy bashkëkryetarëve, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi, të cilët kërkuan që anëtarët e komisionit të shprehnin cështjet kryesore që ata mendonin se komisioni duhet të diskutonte.

Vetë Bylykbasshi ngriti cështjet e heqjes së persoanve me precedentë penalë nga parlamenti duke rregulluar legjislacionin, ashpërsimin e legjislacionit për shitblerjen e votës dhe krimit zgjedhor, identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik, përdorimin e administratës në zgjedhje dhe financimin e partive politike. Bashkëkryetari socialist, Bledi Çuçi i shtoi këtyre cështjeve edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore

Dashamir Shehi kërkoi që ky komision ta fillojë punën duke diskutuar sistemin zgjedhor, nëse duhet ndryshuar por shqyrtimin e këtyre cështjeve komisioni e shty për mbledhjet e radhës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-komisioni-caktoi-8-eksperte-4-cdo-krah-politik

Share This Video


Download

  
Report form