#rtvora #oranews
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e parë.
Përfaqësuesit politik nga qeveria, opozita dhe opozita jashtë parlamentare u shprehën optimist për këtë mbledhje.
Rudina Hajdari: Është e rëndësishme të arrijmë një konsensus dhe mesa shikoj unë edhe palët e tjera kanë filluar të flasin për ndryshimin e sistemit. Ndryshimi i sistemit kërkon kohë dhe kërkon dakordësi nga të gjitha palët, por është një gjë që nuk është përjashtuar nga tavolina. Është një gjë që po gjithëpranohet nga palët e tjera. Ajo që është e rëndësishme është fakti që ne duhet të kemi një produkt i cili të jetë dakordësuar me të gjitha palët dhe mos e kthejmë këtë këshill politik në një tjetër tryezë të ngjashme që kalon në konflikte dhe në fund nuk arrijmë dot në një marrëveshje. Ne duhet ta përmbyllim këtë reformën zgjedhore, duke i dhënë shans shqiptarëve që të kenë trë paktën lista të hapura. Shqiptarët duhet të votojnë ata njerëz që ata duan dhe ti heqin pak pushtetin kryetarëve të partive. Hapja e listave do ishte një gjë pozitive dhe do çlironte energji pozitive për zgjedhjet e ardhshme. Takimi ishte i suksesshëm, mendoj se përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë dhe ju garantoj se tani e tutje ne do vazhdojmë të takohemi. Duhet të kemi një proces sa më transparent.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mblidhet-here-te-pare-keshilli-politik-reformen-zgjedhore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp