Ora News - Mblidhet komisioni në PD, Ruli: Sot jam dakord me çdo aksion politik

Ora News Lajme 2020-11-05

Views 0

#tvora #rtvoranews

Komisioni i verifikimit të kandidatëve në partinë demokratike, zhvilloi mbledhjen e parë. Genc Ruli, ish-kritik i fortë i Bashës vlerësoi procesin ndërsa foli për pjekuri të kësaj force politike. Ndërsa Besnik Mustafaj, tha se kandidatët e propozuar janë emra serioz

Komisioni i vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike, ka nisur menjëherë punën duke zhvilluar mbledhjen e parë.

Pjesë e këtij komisioni është ish-kritiku i fortë i Bashës, Genc Ruli, i cili në përfundim të mbledhjes vlerësoi procesin e nisur brenda PD-së, ndërsa tha se ftesa ndaj tij tregon pjekuri të lidershpit të kësaj force politike.

?Takimi ishte i domosdoshëm sepse u kërkua vetë nga anëtarët e komisionit. Është një komision që vepron më së pari mbi besimin që duhet të ketë anëtarësia e PD-së. Mendoj se po t?i shohësh janë gjenerata të ndryshme të historisë së PD-së. Pavarësisht ndryshimeve që kanë, cilësia e tyre është se janë gjakftohtë dhe pavarësia për të përzgjedhur kandidaturat.

Ky proces është deklaruar nga Basha është një politikë e hapjes. Unë vetë para 3 viteve kam qenë kritik ndaj disa proceseve në atë kohë. Ftesa që më bëhet mua është një shenjë e pjekurisë dhe mendjehapjes së PD-së. Sot kam bindjen dhe jam dakord me veprimtarinë e PD-së në dy vitet e fundit. Ndjehem i vlerësuar që mund të jap kontribut sot në përzgjedhjen e një ekipi kandidatësh sa më cilësor, në atë që do të jetë një nga fitoret më të mëdha të PD-së.?

Ndërsa ish themeluesi i PD-së, Besnik Mustafaj PD tha se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze dhe se procesi për të është i vështirë.

?Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër?

Komisioni u përshëndet edhe nga kryetari PD-së, Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare.

Kreu i opozitës thotë se me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin e plotë dhe serioz, rrotacioni politikë është i pa shmangshëm.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ruli-ftesa-qe-mu-be-mua-shenje-e-pjekurise-se-pd-se-komisioni-po-perzgjedh-kandidate-sa-me-cilesore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDd...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS