Report TV - Përmbytjet, Prençi: Situata kritike! Po shqyrtojmë mbylljen e akset rrugore kombëtare

Report TV 2018-05-09

Views 0

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh për Report TV se situata nga përmbytjet është kritike, pavarësisht marrjes së masave vitet e fundit. Ai tha se përmbytjet e këtij dhjetori rrezikojnë të jenë më të mëdha se ato të dy viteve më parë kur vendi kaloi në gjendje të emergjencës kombëtare.

Ai kërkoi ndërprerjen e qarkullimit të automjeteve në hartën e zonave të rrezikuara nga përmbytjet por edhe në të gjithë vendin, pasi reshjet e shiut do jenë intensive edhe në orët në vijim. "Një masë e tillë duhet të ishte marrë që një ditë më parë", tha Prençi.

Ai tha gjithashtu se banorët e të gjithë zonave të përmbytura në vitin 2015, duhet të braktisin shtëpitë e tyre. Në të kundërta, tha Prençi autoritet do ndërhyjnë dhe do t'i nxjerrin forcërisht.

Share This Video


Download

  
Report form