Përmbytjet, policia rrugore: Ja akset e kalueshme dhe ato problematike

Report TV 2015-10-11

Views 1

Në lidhje mbi gjëndjen e rrugëvë dhe kalueshmërinë e mjeteve rrugore në datën 11.10.2015 në te gjithë qarqet, ku si rezultat i rreshjeve masive të rena gjatë natës së kaluar date 10.10.2015 dhe ne vijim gjatë ditës së sotme: datë 11.10.2015 pas komunikimit me titullarët përkatës të shërbimit të Policisë Rrugore në këto qarqe rezulton se:

1. Ne qarkun e Shkodrës:
Situata është brënda normales, çka nënkupton se të gjitha rruget janë të kalueshme pa probleme, shërbimet e Policisë Rrugore janë në shërbim normal patrullues.

2. Në qarkun e Kukësit:
Situata është normale në të gjithe akset kryesore rrugore, sidomos eshte nen patrullim te vazhdueshëm aksi i rrugës së kombit Mirditë ? Kukës ?Morinë.

3. Në qarkun e Dibrës:
Situata është normale. Ka patur rënie të rreshjeve të shiut dhe rreshqitje dherash në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe në Shkopet, por është punuar dhe situata është normalizuar shumë shpejt.

4. Në qarkun e Lezhës:
Situata është normale. Ka patur renie të rreshjeve të shiut por nuk ka patur rritje të nivelit të ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore.

5. Në qarkun e Fierit:
Segmenti rrugor brenda qytetit nga pjesa e quajtur ?Autogrill-Rrethrrotullimi i QTU? ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve si rezultat i daljes nga shtrati i Lumit të Gjanices. Në aksin rrugor Fier ? Levan, në vendin e quajtur ?Qafë e Koshovicës?, ka patur rënie pemesh dhe prani të inerteve gjatë oreve të para të mëngjesit, por është punuar dhe po punohet ne vijim për pastrimin e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm.

6. Në qarkun e Beratit :
Situata është normale. Ka patur renië te rreshjeve te shiut por nuk ka patur rritje te nivelit te ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore.

7. Në qarkun e Vlorës :
Segmeti rrugor në hyrje të Autostrades, ka patur probleme si rezultat i vershimit te ujrave te kanalit qe vjen nga Pusi i Mezinit. Eshtë vënë re edhe prani e inerteve, por është punuar dhe aktualisht ky segment rrugor është i hapur. Në brendesi të qytetit të Vlorës dhe konkretisht rrugët në afersi të ?Skeles?, janë të përmytura nga reshjet e shumta që kanë rënë. Mbas veniës në punë me kapacitet të plotë të hidrovoreve niveli i ujit është në rënie.
Aksi rrugor : Vlorë ? Orikum, në afërsi të vendit ?Aksionistja?, ka patur probleme në lëvizjen e mjeteve si rezultat i shkarjeve masive të mureve mbrojtës të rrugës. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.

8. Në qarkun e Gjirokastrës :
Situata është normale. Ka patur renie masive të rreshjeve të shiut, por nuk ka patur rritje të nivelit të ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore. Vësëhtirësi ka në aksin Memaliaj ? Fratar, në vendin e quajtur ?Devijimi i rrugës Qesarat?, ku ka patur prani të inerteve në rrugë, dhe ku është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm.

9. Në qarkun e Korçës
Vështirësi ...

Share This Video


Download

  
Report form