Ora News – Përmbytjet, zv/ministri: Gati të ndërhyjmë për evakuim nëse është e nevojshme

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata e motit të keq ka alarmuar të gjitha institucionet e shtetit. Në një intervistë për Ora News Zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote tha se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Kote tha se do punohet maksimalisht që mos ketë dëme në njerëz.

Zv/ministri deklaroi se të gjitha shtabet funkisionojnë si një trup i vetëm dhe janë në gatishmëri edhe për evakuime nëse do të jetë e nevojshme.

Ai u shpreh se të gjitha hidrovoret janë në funksion të plotë dhe punojnë me nga tre turne për të përballuar situatën.

Dhimo Kote: Është një situatë që s aka filluar të rëndodhet. Kanë filluar punë të gjithë shtabet në të gjithë territorin e vendit. Të gjitha bordet e kullimit janë në gatishmëri, hidrovoret janë punojnë me tre turne për ta përballuar këtë situatë.

Jemi në bashkëpunim me OSHEE për furnizimin normal të të gjitha hidrovoreve. Deri tani situata është nën kontroll të plotë. Shtabet po funksionojnë normalisht, kemi informacion të saktë për çdo situatë dhe mendojmë që situata duke kaluar dhe do të jetë më e organizuar për ta përballuar këtë situatë që do të ketë reshje intensive sot natën dhe nesër.

Janë në gatishmëri të gjithë kolektorët, janë në gatishmëri të gjithë eskavatorët për argjinaturat dhe masat tona janaë marrë gati të plota.

Këtë vit situata në territorin e vendit është e mirë sa i përket pastrimit të kanaleve kulluese. Ndërhyrja që kemi bërë ne në kanalet e para kulluese dhe kolektorët që derdhen ne det dhe lumenj, pjesa tjetër është në funksion të bashkive. Është kryer një volum pune që nuk është kryer për 10 vjet, është kryer për këto dy vjet. Ishte një ndërhyrje që qeveria ka bërë me efikasitet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-zvministri-gati-te-nderhyjme-evakuuim-nese-eshte-e-nevojshme

Share This Video


Download

  
Report form