Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu raporton në Komisionin e Shëndetësisë për masat e marra për koronavirusin.
Koronavirusi: "Ka një plan parapërgatitje ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri bazuar dhe në gjendjen e emergjencës globale. Krahas Task Forcës është dhe komiteti teknik që përbëhet nga ekspert që diskutojnë për çështjet teknike të ngritura në Task Forcë, Komiteti përditëson, por dhe rivlerëson masat e marra. Është përgatitur udhëzimi për koronavirusin dhe për rastet e dyshuara, janë bere dhe simulime për të qenë sa më të përgatitur për rastet konkrete. Deri tani në ISHP bëhen analizat për koronavirusin, por brenda javës së dytë të shkurtit do bëhet specifikisht për koronavirusin e ri.
Kanë vijuar trajnimet për personelin e ISHP dhe janë shpërndarë mjetet për mbojtjen personale. Ne spitale janë dhomat e izolimit, 5 raste te dyshuara, dolën negativ, Shqipëria nuk ka asnjë rast të dyshuar. Është gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme. Ka pasur një takim me spitalet jopublike për informin dhe marrjen e masave dhe pritjes së kapaciteteve", tha ministrja.
Masat për gripin: "Për survejancën janë në gatishmeri për të gjitha masat në funksion të kontrollit të virusit të gripit.
Janë marre masa për procesin e vaksinimit kundër gripit që prej 6 nëntorit, janë vaksinuar kategoritë e riskut, për here të parë për fëmijët 2-5 vjeç. Janë bëre 80 mijë vaksinime. Strukturat e shëndetësisë janë që dje gatishmërie për intensitetin e lartë të gripit. Janë përforcuar masat në qendrat shëndetësore dhe spitale. Ne Tiranë, 4 qendra shëndetësore për të ulur fluksin në QSUT. Qendrat shëndetësore 24 orëshe kanë përballur një fluks prej 2500 vizita, është dyfishuar personeli mjekësor në QSUT për urgjencën pediatrike
Qendrat janë të hapura deri në 8 të mbrëmjes. Me shume se 218 mjekë të angazhuar në Qendrat Shëndetësore 24 orëshe, me rotacione. Në javen e pestë vihet re se ka rritje prej 23% të infeksioneve respiratore. Ka një intensitet shumë të larte të qarkullimit në vend. Ne krahasim me vjet janë rritur me 4%. 17.700 raste me infeksione respiratore. Më tepër në qarkullim virusi i tipit A", u shpreh ajo.