Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Axhenda e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave tashmë është e qartë. Kështu u shpreh zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtmë, Gent Caka. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Cakaj u shpreh se ajo që ka rëndësi është fakti se Shqipëria shmangu një skenar që mund të kishte qënë drastik.
Gent Cakaj, zv/ministër i Jashtëm: Është me rëndësi të theksohet se Shqipëria ka shmangur një skenar që mund të kishte qenë drastik. Meqë në maj të vitit të ardhshëm bëhen zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe mbase Europa mund të ketë një konstolacion tjetër politik dhe pa një datë paraprake Shqipëria do të kishte qenë në një terren me të panjohura. Ajo që ka siguruar Shqipëria është se pavarësisht këtyre zhvillimeve Këshilli do të vendosë për hapjen e negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm.
Numri dy i diplomacisë shqiptare tha se procesi i hapjes së negociatave është një proces që varet nga disa faktore. Ai shpjegoi se puna përgatitore nis në korrik për t'u finalizuar në fund të 2019 kur mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Gent Cakaj, zv/ministër i Jashtëm: Kështu që për Shqipërinë ka një axhendë konkrete dhe një horizont të prekshëm me detyra specifike për procesin e integrimit. Ky është një proces që varet nga shumë faktorë, por se rrjedhat në BE dhe Shqipëri tashmë nuk mund të konsiderohen të ndara. Punët parapërgatitore me komisionin do të fillojnë në korrik, specifikisht në sektorin e drejtësisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Pritet intesifikimi i monitorimit dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe KE në fusha përkatëse. Më tej vjen komponenti i raportit përfundimtar i cili do të publikohet në prill 2019, në qershor 2019 pritet vendimi për hapjen e negociatave dhe në fund të vitit mbahet konferenca e parë ndërqeveritare që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave mes Shqipërisë dhe BE për anëtarësim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-ne-2019-zvministri-i-jashtem-shqiperia-shmangu-nje-skenar-drastik