Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për pastrim parash lidhur me projektin e investimeve 1 miliard dollarë.
Rama solli sërish në vëmendje emrat e ndërtuesve që kanë marrë tenderë për ndërtimin e rrugëve, ndërsa për herë të parë zbuloi emrin e biznesmenit Rrok Gjoka që ka marrë me koncesion ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Sipas Ramës, Gjoka është financues i PD-së dhe ka marrë tenderë edhe nga Lulzim Basha në Bashkinë e Tiranës.
?Kryeministri përmendi dhe një biznesmen tjetër pranë PD-së, Bashkim Ulajn, i cili gjithashtu po ndërton një segment të rëndësishëm rrugor. Dhe pyetja e Ramës për Bashën ishte se paratë e kujt po pastrojnë këta biznesmenë të afërt me selinë blu.