Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Dibër.
Në takimin përmbyllës të së djathtës, në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës ishin të pranishëm të gjithë aleatët e së djathtës, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i AK Kreshnik Spahiu dhe kreu i PAA Agron Duka.
Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha deklaroi se Edi Rama e varrosi qëllimisht rrugën e Arbrit. Basha tha se bashkë e nisëm dhe bashkë do e përfundojmë rrugën e Arbrit.
Basha deklaroi se e majta dhe Rama e duan Dibrën si plaçkë, që ta ndajnë mes tyre me tendera e koncesione