Gjatë kësaj seance parlamentare, ka mbajtur fjalën kryeministri Rama, i cili ka komentuar 16 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.
Sipas kryeministrit Rama propozimet e PD e rrisin borxhin publik me 10% dhe këto propozime nuk janë asgjë më shumë se sa programi elektoral i PD në 2005.
"PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërine, ska asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka snjë ide tjetër, përveç ideve të vjetra te programit elektoralet të 2005.
Po ti marrim me radhë, shohim qartë se uji që rreh PD në hava nuk ka lidhje me rrjedhën e zhvillimeve në vend. Në fakt PD është në një agoni që vazhdon dhe që nuk ka asnjë shenjë që mund të të nxjerre një forcë që propozon, një forcë që ka një vizion alternativ, një forcë që ka një qasje alternative qeverisjeje me qeverisjen tonë.
Po të besh kalkulime për propozimet, është një tërësi propozimesh të papërgjegjshme që nuk marrin në konsideratë ekonominë e sotme dhe financat e sotme. Eshte një listë qesharake muhabetesh, për tua hedhur shqiptarëve.