Menjëherë pas konferencës së kryeminsitrit Rama për mediat ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD i cili tha se modeli i Ramës është kpaja e sitemit në Drejtësi. Basha tha se draftin PD është gati ta votojë që sot ndërkohë që akuzoi kryeministrin se atë se lë vëllazëria me krimin të japi "ok"
Basha tha se kryeminsitri foli para mediave se për rreth 45 minuta kryeministri foli gjithçka, por nuk kthehu përgjigje për atë më të rëndësishmen, duke lënë të nënkuptuar se e kishte ndjekur fjalimin e kundërshtarit të tij politik.
?E dëgjuar, sapo mbylli një fjalim 45 minuta. Tha gjithçka, por s?ju përgjigj asaj kryesore. Metaforat, shprehje figurative, por ajo që i ngelet njeriut janë veprat. Çfarë i ofroi Shqipërisë në këto 3 vite? Kjo maxhoranca çoi në situatë totale pasigurie. Çfarë i ofroi shqiptarëve? Modeli i Ramës për bashkitë është Enver Rroshi. Paska pasur dhe një emër tjetër, i akuzuar për përdhunim, drogë. Elisa Spiropali, modeli i vjedhjes në dogana. Dhe modeli i vjedhjes në Shëndetësi është Beqaj. Beni Çharter është për modelin e vjedhjes në ekonomi. Për rendin modeli është Tahiri, i një mijë e një gjërave. Më thoni se cili do jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Çfarë modeli ka ai njeri; të kapur e përdhunuar prej tij. Ky model do ta ndihmoj e do ta mbajë të paprekur modelin e qeverisjes së korruptuar të krimit e korrupsionit.?, tha Basha.