Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ishte i pranishëm sot në Korçë, ku ka vizituar një nga pikat e tregtimit të imputeve bujqësore.
Ministri, i shoqëruar edhe nga Eduard Shalsi, deputetë e përfaqësues të tjetë të pushtetit vendorë, është njohur nga afër me kushtet dhe problematikat që ka ky biznes, duke i garantuar mbështetje dhe lehtësira mbi barrën fiskale të imputeve bujqësore.
?Jemi angazhuar për heqjen dalëngadalë të TVSH-së, së imputeve bujqësore për fermerët, pra për të ulur me pothuajse 20 % koston fillestare të prodhimit, por ndërkohë imputetet bujqësore janë të rëndësishme edhe nga pikëpamja cilësore. Pra, cilësia e imputeve është një nga shqetësimet e fermerëve, shqetësimet tona, për të garantuar sigurinë ushqimore, por edhe produktivitetin, rritjen e produktivitetit të bujqësisë.?, tha Peleshi.
Ministri ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit midis biznesit privat dhe mekanizmave shtetërore.
?Ne kemi një bashkëpunim kohët e fundit dhe me shoqatën AFADA, por edhe me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, jemi duke shqyrtuar gjithë kuadrin tonë ligjor, për të lehtësuar burokracinë. Burokracia është një nga çështjet që kjo Qeveri, po e adreson me shpejtësi në të gjithë sektorët.