Report TV - Nis dhënia e tapive të pronësisë mbi tokën bujqësore,Rama:Falas

Report TV 2016-04-03

Views 0

Ka nisur dhënia e 150 tapive të para të pronësisë mbi tokën bujqësore në Novoselë, certifikata të cilat do të jepen falas për të gjitha familjet fermerë që prej vitesh i shfrytëzojnë këto toka për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.

Në dhënien e tapive të para ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili ka theksuar se këto tapi janë falas, pasi ky ishte një nga premtimet e qeverisë që ai drejton.

Sipas tij, kjo shtë një zgjidhje përfundimtare e problemit 25-vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore, zgjidhje për të cilën do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale.

?Një mesazh, të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën, por që edhe pse e kanë punuar atë, ende nuk e kanë marrë në zotërim, se ka ardhur momenti i tyre për të marrë një shërbim plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar plotësisht mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës. Atë që po bëjmë me sukses për legalizimet, do ta bëjmë me po kaq sukses, edhe për tokën bujqësore, pra, certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore falas. Përveç burokracisë, problem tjetër ka qenë tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin, nga ana e kryetarëve të familjeve në fshat. Kjo i ka penguar që t?i hyjnë kësaj rruge, prandaj ne e morëm tërësisht përsipër këtë kosto,? ? shpjegoi Kryeministri.

Share This Video


Download

  
Report form