Xhafaj sulmon prokurorine - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hodhi dyshime të forta mbi kohën e vënies në dispozicion sherbimit të kontrollit të brendshëm të urdhërarresteve të lëshuara nga prokuroria për tre ish krerët e policisë së Vlorës. Xhafaj tha se ish zyrtarët e policisë nuk kanë qenë nën vëzhgim nga policia deri me datën 22 atëherë kur i janë dhënë urdhërndalimet e gjykatës.Reagimi i Ministrit të Brendshëm vjen në një kohë kur prokuroria mori fletëarrestet e lëshuara nga gjykata e krimeve të rënda me datën 21 nëntor. Mëngjesin e datës 22 rreth orës 10 e 30 akuza ia dërgoi aktet shërbimit për cështjet e brendshme e ankesat në ministrinë e brendshme. Në mbyllje I pyetur nga mediat se si janë marrëdhëniet mes ministrisë e prokurorisë Xhafaj u përgjigj kështu.Thjesht institucionale.Për rastin një ditë më parë ministria e brendshme depozitoi në prokurori një kallëzim për dekonspirim të operacionit për ekzekutimin e fletë arresteve.Ministria kërkon hetim të plotë për të gjithë personat që kanë pasur dijeni për operacionin përfshirë këtu dhe prokurorët. Nga ana tjetër organi I akuzës ende nuk ka dhënë një spjegim zyrtar se përse urdhrat e ndalimit të cilat mbanin datën 21 nëntor iu dërguan policisë një ditë me vonesë.Jeld Cela Gjergji Kohila e Sokol Bode vijojnë të mbeten në arrati por hetuesit dyshojnë se ata fshihen në Shqipëri. Ndonëse për ta ka të dhëna daljesh në sistemin Tims prokuroria dyshon se nuk mund të jenë regjistruar për hyrjet e mëparshme.

Share This Video


Download

  
Report form