Arrestimi i zyrtareve të doganave, Llalla inkurajon Prokurorinë e Fierit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi i zyrtareve te doganave erdhi pas nje hetimi te gjate dhe grumbullimit te te gjitha provave. Kreu i organit qendror te akuzës Adriatik Llalla inkurajoji Prokurorinë e Fierit per te vazhduar me tej ne luftën ndaj korrupsionit. Ai u takua me prokuroret e rrethit paraditen e te hënës dhe mësohet te jete folur edhe per skandalin e naftës bruto. Prokuroria e Fierit lëshoi 7 urdhearreste per zyrtaret e implikuar ne nje afere korruptive. Me ane te shmangies se akcizës se naftës ata i kishin shkaktuar shtetit një dem mbi dy milionë euro. Mes te arrestuarve është edhe Ish Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Doganave. Llala nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve te gazetareve edhe lidhur me luftën ndaj korrupsionit ne radhët e prokuroreve. Me një përgjigje te shkurtër, kreu i organit qendror te akuzës ka lene te kuptohet se mund te ketë edhe arrestime te tjera. Korrupsioni pasiv ka çuar ne pranga deri tani dy prokurore. Përfaqësuesi i akuzës se Fierit Petrit Vukaj dhe ai Krujës Haxhiu Giu u arrestuan, pasi dyshohen se do te zbusnin dënimet per te pandehurit ne këmbim te parave.

Share This Video


Download

  
Report form