Adriatik Zotkaj sulmon Prokurorinë e Përgjithshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas termet Peçit ne Tepelene, është Adriatik Zotkaj ai qe sulmon Prokurorinë e Përgjithshme. Kryebashkiaku i Poliçanit e konsideron qesharake kërkesën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, per heqjen e mandatit te tij. Zotkaj thotë se akuza të tilla i dëgjon sa herë afrojnë zgjedhjet. Organi qendror i akuzës kërkoi nga KQZ ndërprerjen e mandatit per kryebashkiaket e Poliçanit dhe Tepelenës, me argumentin se kane fshehur dënimet. Ndërkohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta shqyrtoje kërkesën brenda pak ditëve. Sipas prokurorisë, Adriatik Zotkaj është dënuar për ?Shkelje së rregullave të qarkullimit rrugor? me 3 vjet burg, ?Kundërshtimin e punonjësve të policisë?, dënuar me 10 muaj burg, dhe për fshehje pasurie, dënuar me 1 vit burgim.

Share This Video


Download

  
Report form