Ora News – Proçesi i integrimit, Bushati: Serbia dhe Mali i Zi para nesh

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, edhe pse ishte optimist për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, një sinjal që pritet në qershor të vitit të ardhshëm, pranoi se në praktikë Shqipëria dhe Mali i Zi janë në progres. Ai paralajmëroi mbledhje të përbashkëta qeveritare në javët e ardhshme me Kosovën dhe Maqedoninë.

Bushati: Vendimmarrjen ne e presim në Këshillin e qershorit të vitit që vjen. Fillimisht në nivelin e Ministrave të Jashtëm dhe më pas të kryetarëve të qeverive dhe shteteve anëtare të BE. Në maj do të ketë një Samit të nivelit të lartë për herë të parë për Ballkanin Perëndimor që nga Samiti i Selanikut përgjatë Presidencës bullgare, ku kryetarët e qeverive të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ulen së bashku për të diskutuar procesin e zgjerimit dhe përshpejtimin e këtij procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka pasur spekulime politike dhe mediatike në Shqipëri, duke lidhur deklaratat e Presidentit të Komisionit Europian përsa i përket kësaj strategjie vetëm me dy vende, Malin e Zi dhe Serbinë. Është fakt që Serbia dhe Mali i Zi janë më të përparuara në këtë proces nga pikëpamja formale.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/procesi-i-integrimit-bushati-serbia-dhe-mali-i-zi-para-nesh

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS