Report TV -U dëbua nga Mali i Zi për flamurin shqiptar dhe plisin në kokë dhe më pas u arrestua

Report TV 2020-01-07

Views 0

Irfan Damnori qytetari nga Shkodra që u bë i njohur për veshjen e tij karakteristike me plis dhe kostum kombëtar në maratonat dhe garat e vrapimit në trojet shqiptare është liruar nga burgu i Podgoricës, ku ishte dënuar me 10 ditë burg.

Më 17 nëntor Damnori u dënua me 300 euro gjobë si dhe u dëbua nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se kishte valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra. Ai u rikthye sëish në Mal të Zi ku u arrestua dhe u dënua me 10 ditë burg në Podgoricë, ndërsa mediat serbe e cilësuan si terroristi shqiptar i maleve. Arrestimi i tij solli mjaft reagime pasi familjaret e kishin shpallur të zhdukur dhe nuk ishin njoftuar për ndalimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form