Report TV - Ndërtimi i gurores në rrugën nacionale Krujë-Qafshtamë, banorët në rrezik

Report TV 2018-05-09

Views 3

Ndërtimi i një gurores në rrugën nacionale Krujë Qafshtamë po rrezikon jetën e banorëve të cilët përdorin këtë rrugë. Autoriteti Kombëtar i Zonave të mbrojtura shprehet se kjo gurore nuk ka asnjë leje, drejtues të këtij autoriteti thonë se kanë bërë kërkesa për mbylljen e saj, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Gurorja është ndërtuar në një zonë që është shpallur monument natyror.
Një gurore e ndërtuar rishtazi po rrezikon jetën e banorëve në zonën e Krujës. Gurorja është ndërtuar në rrugën Krujë - Qafshtamë në vendin e quajtur Gryka e Vajës. Vendi në të cilin është ndërtuar gurorja në vitin 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur monument natyre.

Shteti është gjunjëzuar përballë firmës që ka ndërtuar këtë biznes, pasi kjo kompani është proceduar dy herë nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Informacionet e marra nga kjo agjenci rezulton se kjo firmë nuk ka asnjë dokumentacion i cili lejon zhvillimin e një aktiviteti të tillë.

Sipas shefit të menaxhimit për Zonat e Mbrojtura Durrës janë mbajtur procesverbale në lidhje me këtë aktivite që po zhvillohet në zonë e mbrojtur, por akoma nuk janë marrë masa.

"Ka një problem me një subjekt që ka gërmuar në një objekt që është monument natyre. Personeli i AKZM ka konstatuar shkelje dhe ka paraqitur disa dokumente, por nuk ekziston asnjë lloj kontrate dhe se veprimtaria e firmës është e paligjshme", thotë shefi i AKZM Durrës, Abdulla Hasanaj.

Share This Video


Download

  
Report form