Ora News – Opozita kundër shkollave me PPP në Tiranë: Qytetarët paguajnë taksë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtimi i shkollave përmes kontratave me PPP nuk duhet të ndodhë në një kohë që qytetarët paguajnë taksë për infrastrukturën shkollore në kryqytet ku parashikohen këto projekte.

Ky ka qenë qëndrimi i nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ku po diskutoheshin koncesionet për vitin e ardhshëm.

Tabaku: Për herë të parë buxheti i arsimit dhe këtu them për herë të parë në 27 vite meqë ju keni qejf ta përdorim këtë term, fillon dhe merret edhe me koncesione. Projekti i koncesioneve në shkollat e Tiranës me projektin e PPP, megjithëse qytetarët e Tiranës paguajnë një taksë të posaçme për investimet në infrastrukturë për arsimin. Këtë vit kanë filluar shkollat e para në Tiranë, unë doja pak informacion sesa do të vazhdojë ky projekt, është qëllimi i qeverisë për ta vazhduar këtë strategji edhe me shkollat e tjera?

Por për Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, kjo është një zgjidhje shumë pozitive për të ofruar më shumë ambjente moderne për nxënësit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/opozita-kunder-shkollave-me-ppp-ne-tirane-qytetaret-paguajne-takse

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS