Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 0,05% të vlerës së banesave taksë në buxhetin e shtetit. Ky nivel është përcaktuar në draftin e paketës fiskale për vitin 2018 dhe vlera e banesave do të përcaktohet në bazë të çmimeve të referencës që miratohen nga qeveria. Sipas kësaj takse një banesë me vlerë 100 milion do paguajë 5 mijë lekë në vit.
Ndërkohë për godinat që përdoren për aktivitete ekonomike kjo taksë është parashikuar 0.15% e vlerës. Qeveria ka vendosur që mbledhjen e kësaj takse do ta bëjë nëpërmjet agjentit tatimor i cili do të marrë 2% të totalit të të ardhurave.
Por ende nuk është përcaktuar se nëpërmjet cilit institucion do të realizohet arkëtimi ndërsa është përfolur se kjo mund të bëhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.
Aktualisht taksa e banesës mblidhet në faturën e ujit dhe është fikse. Por ndryshon në bazë të vitit të ndërtimit para dhe pas 93 si dhe në bazë të qyteteve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qytetaret-do-te-paguajne-0-05-te-vleres-takse-banese/