Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Huaja për ndërtimin e landfillit në Vlorë për mbetjet e ngurta u miratua nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese dhe për menaxhimin e tij qytetarët e Vlorës do të paguajnë rreth 70 mijë lekë taksë në vit. Diskutime u zhvilluan edhe për mbledhjen e kësaj takse nga pushteti vendor.
Rreth 70 mijë lekë do të paguajnë qytetarët e Vlorës në vit për landfillin e mbetjeve të ngurta që do të ndërtohet me huan e dhënë nga banka gjermane KFW. Projektligji për këtë hua u miratua në komisionet paralamentare, ndërsa deputetët kanë ngritur deputetët ngritën dyshimet për mbledhjen e taksës nga pushteti vendor sikurse ka ndodhur deri më sot.
Besnik Bare: Më duket se kapacitet i tij është goxha i vogël në krahasim me një investim kaq të madh.
Fatmir Toçi: A është bërë një bisedë me komunitetin që do të bëhet ky landfill kaq i madh?
Isa Memiaj, Përfaqësues i Ministrisë së Transporteve: Gjithë pjesa e banorëve kanë rënë dakord me ndërtimin e këtij landfilli.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-e-vlores-do-paguajne-70-mije-leke-takse-per-menaxhimin-e-landifllit/