Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryeministrave të vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.
Në letër, Rama thekson se qeveria e drejtuar prej tij ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar dhe kanabisin, në kuadër të përmbushjes së pesë prioriteteve kryesore të vendosura vitin e shkuar si kusht për hapin e mëtejshëm integrues.
"Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabisit. Ne shpresojmë që ju të na mbështesni për të kaluar në fazën tjetër të zhvillimit tonë, që çon në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane", shkruan ai.
Rama thotë baronët e drogës do të gjenden kudo që ata janë.
"Ne kemi vendosur në shënjestër të fortët. Kudo ku mund të fshihen, ne do t?i gjejmë dhe do t?i arrestojmë dhe do t?i dënojmë duke shpresuar tek sistemi i ri i drejtësisë. Do t?i konfiskojmë asetet e paligjshme. Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë edhe në kombet tuaja duke përfituar nga droga, prostitucioni, trafiku njerëzor apo aktivitetet të tjera të paligjshme. Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën për t?i kapur këta njerëz dhe për t?i dërguar përpara drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-leter-homologeve-te-be-na-mbeshtesni-integrimin