Rama: Instrumentat ligjore për të mbrojtur viktimat vetëm në letër

Report TV 2015-08-21

Views 0

Shqipëria renditet në vendet nën vëzhgim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si edhe nga BE sa i takon trafikimit që qenieve njerëzore. Kryeministri Edi Rama është shprehur se nevojitet një aksion i menjëhershëm kundër ketij fenomeni. Pasi sipas tij gjendemi në një moment alarmant, ku mungojnë edhe statistikat. Në një konferencë të posaçme në kuader të Ditës Botërore Kundër Trafikimit kryeministri Rama theksoi se kjo luftë kërkon një bashkërendim të sofistikuar institucional, icili do të bëhet i mundur përmes themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të shërbejë si hallka lidhëse për koordinimin e organeve të rendit me ato të drejtësisë.
Të pranishëm në këtë konferencë të rëndësishme ambasadori i BE, Ettore Sequi dhe ambasadori i presences se OSBE-së kanë kërkuar ashpërsim të dënimeve, si dhe bashkëpunim për të luftuar trafikun.

Share This Video


Download

  
Report form