Seid Cikalleshi, ish-drejtori i Hipotekës së Kavajës është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për tjetërsimin e 36 hektarëve ranishte në plazhin e Spillesë. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumetesh.
Në kohën kur është dorëzuar ish-zyrtari, Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit e tjerë të operacionit ?ranishte?. Është rikonfirmuar arresti me burg për të ndaluarit Seid Cikalleshi, Dritan Kazazi, Andi Gjeçi, Fatos Kaja ish-nënprefekt i Tiranës, Ilir Kaja, Nezir Leçini, Agron Xhelezi dhe Enver Duqi. Të gjithë këta persona kanë qenë dhe janë zyrtarë të Hipotekës së Kavajë, prefekturës së Tiranës dhe ish-drejtues të komunës Kryevidh, e cila admnistronte plazhin e Spillesë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta zyrtarë kanë falsifikuar firmat e disa banorëve të Spillesë dhe më pas përpilonin çertifikat e pronësisë. Më pas caktohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë.
Këto komisione fiktive të ndarjes së tokës, falsifikonin dokumentet sipas viteve 2000-2003 kur ishte ende në aplikim ligji 7501. Gjatë operacionit, policia u gjeti në banesa personave të arrestuar dhjetra akte të marrjes së tokës në pronësi si dhe kartela pasurie. Burime nga grupi hetimor thonë se përfitues të kësaj skeme kanë qenë familjarë të të akuzuarve dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Kavajës dhe zyrtarë lokalë.
Tv Klan