Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, foli nga Lezha për skandalin e grabitjes së pronave të bregdet.
Sipas tij në këtë çështje tashmë të hapur janë të përfshirë edhe gjykatës dhe prokurorë.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët lezhianë në kuadër të turit të nisur për "Llogaridhënie publike", Rama foli edhe për vettingun në sistemin e drejtësisë sikundër dhe koncesionet.
Rama: Nuk janë vetëm ata që akuzohen në atë çështje të hapur, janë dhe gjykatës dhe prokurorë që kanë marrë pjesë në ato krime, apo jo. Se gjithë ato prona futu këtej dhe dil andej, futu në gjykatë me letra falso dhe dil pronar me dhjetra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit, nuk janë bërë vetëm. Ndërkohë që procesi i vettigut nuk është një proces që është fundi, është vetëm fillimi. Se dëgjoj shumë njerëz që thonë, pse mo ky ishte vettingu?
Ca ikin vetë, ca të tjerë i largojnë dhe këta marrin lekët dhe jetojnë jetën, jo nuk është ashtu fare.Kujt ja ka prerë mendja që ata prokurorë, ata gjykatës që sot janë të përjashtuar do të vinte dita që do të ngeleshin rrugëve dhe do të vinte dita që jo të mbeteshin rrugëve por të jenë rrugëve dhe të rrinë duke u lutur: O Zot, ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari më pas, se do të vijë dita për ti thirrur të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël, gjykatës apo politikanë.
Kjo ditë do të vijë kur të jetë sistemi i pastruar. Shqiptarët kujdesen dhe bëjnë remont të makinës dy herë në vit dhe kur vjen puna për remontin e trupit vetëm kur i bie sëmundja se përpara nuk shkojnë. Ndërkohë kontrolli mjekësor bazë jep mundësinë që shumë sëmundje të parandalohen, jep mundësinë që shteti të ketë të dhëna dhe mbi të gjitha është falas.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzimi-me-pronat-ne-lezhe-rama-te-perfshire-gjykates-dhe-prokurore