Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se në hetimet për abuzimin me pronat në bregdetin e Lezhës janë përfshirë edhe njerëz të fisit të tij.
Ndreu tha se është skandaloze që këtë çështje ta shesësh si presion për të marrë bashkinë e Lezhës.
Ilva Tare: Keni ju dijeni, keni njohje personale me personat që janë në hetim aktualisht?
Pjerin Ndreu: Kemi të majtë, të djathtë kam njerëz të gjakut tim që për arsye të punës në disa institucione janë implikuar në këtë. Shkallën e fajësisë së tyre unë nuk mund ta gjykoj, por është një abuzim skandaloz, është një turp që ta shesësh këtë si një presion politik se ne duhet që përmes kësaj skemë të merrnin bashkinë. Është e çuditshme se si disa përfaqësues politik bien në llogjikën e disa militantëve se ne duhet domosdoshmërisë të prodhojmë skema të tilla për të marrë bashkinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/abuzimi-me-pronat-ne-lezhe-ndreu-jane-perfshire-edhe-njerez-te-gjakut-tim