Zbardhet skema e grabitjes së 36 hektarëve ranishte në plazhin e Spillesë në Kavajë. Dhjetë persona janë vënë në pranga mes të cilëve ish-nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, Nezir Lecini ish-shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, Andi Gjeçi dhe zyrtarë të saj.
Policia arrestoi edhe Bexhet Pjeçin ish-kryetar i Komunës Kryevidh ndërsa në kërkim është shpallur regjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi. Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, ky grup identifikonte banorët e besuar që do përfitonin tokën. Më pas caktohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Pëgjithësisht shumica e akteve janë përpiluar pa dijeninë e banorëve të zonës firma e të cilëve është falsifikuar.
Lutfi Minxhozi, drejtori i hetimit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit: ?Shtetasi Ilir Kaja me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës pa frut shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi?.
Këto komisione fiktive të ndarjes së tokës, falsifikonin dokumentat sipas viteve 2000-2003 kur ishte ende në aplikim ligji 7501. Gjatë operacionit, policia u gjeti në banesa personave të arrestuar dhjetra akte të marrjes së tokës në Pronësi, kartela pasurie, etj. Burime nga grupi hetimor thonë se përfitues të kësaj skeme kanë qenë familjarë të të akuzuarve dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Bashkisë kavajës dhe drejtues lokale.
Tv Klan