Zbardhet dinamika e grabitjes e pikes se këmbimit valutor

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Agur Vrenozi, 54-vjeçari i plagosur të premten gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier, nuk arriti t?u mbijetojë plagëve. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet mëngjesin e së shtunës. Të afërm të tij pritën përfundimin ekspertizës për të tërhequr trupin nga morgu i Tiranës.

Autori i vrasjes së Vrenozit, sipas policisë, është Lulëzim Demiraj. Ai iu tha hetuesve se nuk kishte qëllim ta vriste 54-vjeçarin dhe se arma iu shkrep aksidentalisht. Ky është kallashnikovi, të cilin e kishte hedhur mes shkurreve në tentativë për t?i shpëtuar ndjekjes nga policia.

Dinamika e ngjarjes pritet të saktësohet pas dëshmisë që do të japë pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, i cili la të shtunën paradite spitalin e Fierit. Plaga në këmbë, sipas mjekëve, nuk përbënte rrezik për jetën.

Autorët morën rreth 6 mijë euro dhe më tepër se 900 mijë lekë dhe më pas larguan drejt fshatit Baltëz, për t?u fshehur në pyllin e Semanit. Në mes të rrugës ata ndryshuan planin e arratisjes dhe qëndruan në fshatin Baltëz, ku u kapën nga policia.

Zini Fyraj nga Sevasteri i Vlorës, Lulëzim Demiraj nga fshati Vajzë i Vlorës dhe Dashamir Gergali, nga Zhupani i Fierit pritet të dalin për masë sigurie në ditët në vijim ku do të njihen edhe me akuzën.

Share This Video


Download

  
Report form