Ora News - Lame zbulon skemën e grabitjes së tokave në bregdet, 30 mijë vendime në verifikim

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bregdeti i Vlorës, Sarandës, Lezhës dhe Velipojës janë ndër zonat më problematike përsa i përket abuzimeve me tokat në bregdet.

Por kush është skema me të cilën abuzuesit kanë përfituar prona apo kanë dhënë tituj pronësie?

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, paraqiti këtë të mërkurë disa mënyra abuzimi siç është tjetërsimi i titujve, shpërndarja e pronës nga dy herë për të njëjtët persona si dhe shpërndarja e tokës edhe për persona që nuk kanë qenë fare në fshat.

Lame: Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar, nuk ka ndodhur më kot. Është lënë jetë e mot në këto 20 e ca vjet i paregjistruar për tu shqyer. Dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar.

Lame paralajmëroi verifikimin e rreth 30 mijë vendimeve në të gjithë bregdetin shqiptar.

Lame: Sa mund të rikuperohet nuk mund ta them. Kemi thënë që janë rreth 30 mijë AMTP në këtë fashën bregdetare, rreth 200 mijë km katrorë.

Por a ka abuzues në të dyja kahet? Duke qenë se opozita aktuale akuzon qeverinë se po bën arrestime selektive, Lame thotë se ata që kanë përfituar dhe abuzuar janë të të gjitha ngjyrave politike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lame-zbulon-skemen-e-grabitjes-se-tokave-ne-bregdet-30-mije-vendime-ne-verifikim

Share This Video


Download

  
Report form