Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste i ka dorëzuar zyrtarisht sot kërkesën për shkarkimin nga detyra të kreut të KQZ-së, Klement Zguri.
Mazhoranca akuzon Zgurin për shkelje të rënda të ligjit të dekriminalizimit, për rastin e kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës.
Në një dalje për mediat, deputetja Klotilda Bushka, tha se vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë kësaj çështjeje nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij.
?Siç i kemi bërë me dije edhe më parë opinionit publik, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin Agron Faslli Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, person ky, i cili rezulton se është dënuar nga gjykata e shtetit italian me vendim të formës së prerë për vjedhje.
Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë kësaj çështjeje nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij, pasi duhej të ishte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si organ kolegjial dhe jo kryetari i këtij komisioni si individ, organi që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj?.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/ps-i-dorezon-rucit-kerkesen-shkarkimin-e-kreut-te-kqz-se