Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca do të nisë shumë shpejt procedurat e shkarkimit për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri dhe këtë fat do ta ketë edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Vendimet u bënë publike nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama: Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka teserën e Partisë Demokratike nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe është dënuar nga autoritetet italiane.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ps-do-shkarkoje-kreun-e-kqz-rama-po-shqyrtojme-shkarkimin-e-kryebashkiakut-mallakaster