Ora News - Kapllanaj: E vërteta e “dënimit” tim në Itali. Prokuroria nuk kërkoi heqjen e mandatit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka sqaruar në lidhje për ?Tonight Ilva Tare? të vërtetën e dënimit në Itali më shumë se 20 vite më parë, duke theksuar gjithashtu se deklarimin për rastin e ka bërë në KQZ që kurse hyri në fuqi ligji i dekriminalizimit dhe se PS kujtohet tani.

Kapllanaj: Në vitin 1995, si çdo shqiptar tjetër kam blerë një makinë. Kam rënë viktimë e një mashtruesi. Gjatë udhëtimit me këtë makinë, më ka ndaluar policia rrugore, e cila ka konstatuar se kjo makinë ka qenë e vjedhur. Më kanë shoqëruar në komisariatin e policisë rrugore ku më kanë mbajtur disa orë dhe më kanë sekuestruar makinën dhe më kanë lënë të lirë. Nga korriku 1995 deri në 2015 unë s?kam ditur gjë si ka vijuar procesi. Kam hyrë dhe dalë normalisht në Itali pa asnjë lloj problemi.

Unë ju kam kërkuar nëse më është ndaluar ndonjëherë hyrja dhe përgjigja ka qenë negative. Kaq është historia ime, është e thjeshtë. Kam blerë një makinë që më pas ka rezultuar e vjedhur. Në vitin 2003, më është bërë gjyqi dhe në 2004-n jam dënuar me dy vite burg dhe po në të njëjtën ditë është pezulluar vendim me dënim me kusht. Pra nëse do të bëja një vepër tjetër, do të dënohesha. Gjatë gjithë viteve që unë kam qenë në Itali, edhe pas asaj çfarë më ka ndodhur, unë kam vazhduar të jetoj. Unë nuk kam ndenjur asnjë natë në burg. Atë që kam pasur e kam deklaruar. Aty e ka pasur Partia Socialiste, aty e ka pasur Taulant Balla. Edhe prokuroria pasi ka bërë shqyrtimin në bazë të kërkesës që i ka bërë KQZ-ja ka dalë në përfundimin se personi nuk është në kushtet e ndalimit të mandatit të tij.

Për më shumë lexoni në:http://ora.cingerr.com/article/kapllanaj-e-verteta-e-denimit-tim-ne-itali-prokuroria-nuk-kerkoi-heqjen-e-mandatit

Share This Video


Download

  
Report form