Ora News siguron shkresën: Ja pse prokuroria kërkon heqjen e mandatit për deputetët

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News ka siguruar vendimet e Prokurorisë për dy deputetët Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rahovicën e LSI-së, për të cilët përmes një kërkesë drejtuar KQZ-së kërkohet heqja e mandatit të tyre.

Në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Rahovica i LSI-së ka mbajtur një tjetër emër në Itali dhe se zbulimi i është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Deputeti I Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton të ketë mbajtur emrin Kusta Mina dhe është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.

"Me shkresën nr 2001/ 40 KL prot. datë 22. 12. 2017 zyra qëndrore kombëtare e Interpol na informon se nga interpol Romë në Itali, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar si më poshtë: Gledion Rehovica është raportuar më datë 27.02. 1999 për veprën penale vjedhje dyqani me gjeneralitetet Kusta Mina lindur më 21. 12. 1978 në Shqipëri" sqaron Prokuroria.

Po për vjedhje akuzohet edhe deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i ndalimeve nga autoritetet italiane në formularin e vetëdeklarimit i bën të dy deputetët në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-siguron-shkresen-e-prokurorise-deputeti-rehovica-i-denuar-vjedhje

Share This Video


Download

  
Report form