Korrespondentja e njohur e ABC neës, Erisa Zykaj jeton tashmë prej 17 vitesh në Bruksel.
E ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, Zykaj rrëfeu raportimet më të vështira të karrierës së saj, ndërkohë që gjatë emisionit përkujtoi edhe sulmet në Belgjikë.
Korrespondentja e ABC neës e cilësoi si raportimin më të vështirë atë të Belgjikës pasi nuk kishte komunikuar për rreth 40 minuta me bashkëshortin e saj I cili ishte nisur të çonte djalin e tyre në kopësht, gjatë kohës që fliste gazetarja edhe është përlotur.
?Ka patur një ndërprerje të komunikimi telefonik që zgjati rreth 40 minuta dhe njerëzit nuk komunikonin dot me njëri-tjetrin. Ndodhën dy sulme, unë nuk po mendoja fare për veten time, por unë nuk po komunikoja me Zakun (bashkëshortin) i cili kishte përcjellë djalin për në kopësht. Kur gazetarja më pyeti a ke komunikuar me familjen mua aty më kapi paniku, po mbaroja nga paniku. Ky ka qenë raportimi më i vështirë në jetën time. Gjatë luftës së Kosovës kam patur raportime prekëse, përktheja për mediat franceze, unë isha aq e prekur, kam qarë, ishte gjithë ai dhunim , gjithë ajo përdhosje. Kjo është vlerësuar shumë sepse unë arrita të përkthej dhe përcjell edhe emocionet e kosovarëve?, tha Zykaj.