Rudina/ Sabri Fejzullahu tregon sekretin e karrieres 50-vjecare (31.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Artisti Sabri Fejzullahu do të festojë 50 vjetorin e karrierës së tij në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Këngëtari mjaft i dashur për publikun ka një karrierë të suksesshme me mbi 800 këngë hite dhe është vlerësuar me 18 çmime.
Ai ishte sot i ftuar në ?Rudina? në Tv Klan bashkë me bashkëshorten Nera nga ku rrëfeu se sekreti i jetëgjatësisë së karrierës ka qenë pikërisht emocioni që ka dhuruar tek spektatorët.
?Para 50 viteve në Kosovë nuk ka patur tabu lidhur me muzikën, është dëgjuar e njëjta muzikë që është dëgjuar në të gjithë botën. S?ka pas ideologjia. Miku im Baton Haxhiu që do t?më festojë 50 vjetorin e karrierës më tha: Sabri ti paske kënduar ashtu siç ka qenë Kosova në vitin ?67, ?77, ?87 deri në 2017. Jam munduar ti them tekstshkruesve çfarë ndjej unë për gjeneratën time dhe çfarë është më ?in? në muzikë gjatë viteve. 50 vite në skenë janë shpirti dhe profesioni si aktor që më ka mësuar ti mësoj gjërat më mirë. Është shpirti ai që depërton më shumë se muzika dhe që bën diferencën.
Njerëzit kanë bërë për mua. Gjeneratat e reja janë publiku im dhe në koncerte vijnë mosha nga 18 deri në rreth 30 vjeçarë.Nëse sot Adriano Celentanon e këndojnë 100 mijë spektatorë a thu ku qëndron suksesi? Në botoks, apo në bukuri? Vitet kanë rënë. Dhe unë pyes veten: Si ma dha Zoti këtë publik që më dëgjon mua?, tha Fejzullahu.

Share This Video


Download

  
Report form