Rudina - Ardita Meni: Jeta ime mes karrieres si soprane dhe familjes! (25 shtator 2018)

RTV KLAN 2018-09-25

Views 1

Ajo është një ndër personalitetet e skenës lirike e cila ka realizuar disa nga ariet më të njohura shqiptare, por edhe botërore. Sopranoja Ardita Meni përmes zërit të saj të mrekullueshëm ka sjellë disa nga rolet më të njohura të muzikës operistike. Në moshën 10-vjeçare ajo nis të studioj piano dhe solfezh duke e kthyer ambientin e shtëpisë në skenën e parë të saj. Ajo do të spikaste si këngëtare lirike pikërisht në shtëpinë e pionerit nga këngëtari i njohur Luan Zhegu. Në vitin 2009 ajo u diplomua në Akademinë e Arteve në degën e Kantos me medalje të artë. Falë talentit ajo u përzgjodh për të performuar tre vite në koncertin e Bashkimit Europian në ditën e Europës, gjë që ishte arritje për të. Sot sporanoja ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu më tepër për karrierën e saj.

?Ka qenë Luan Zhegu ai që më ka zbuluar për herë të parë. Ai kërkoi një vajzë të vogël që të bënte një pjesë me zë koke dhe unë arrita ta bëja dhe ai tha: Po kjo është soprano. Gjatë asaj kohe unë kisha filluar studimet për piano dhe kënga u bë pjesë e imja. Në klasë të 8-të unë vendosa me kokën time të konkuroj në Liceun Artistik dhe fitova vendin e parë. Im atë nuk ishte shumë dakort dhe më vuri kusht që nëse nuk do të isha në tre vendet e para nuk do shkoja, por unë zura vendin e parë.

Unë nuk kam rrjete sociale përveç emailit me të cilin komunikoj me të huajt për koncerte. Nuk jam shumë e rrjeteve sociale fatkeqësisht, as e publicitetit, madje edhe dalja ime si prezantuese ka qenë përzgjedhje e momentit. Por kjo gjë nuk më ka penguar, unë sapo përfundoj një koncert marr një ftesë tjetër, nuk rri bosh. Përveç rrjeteve sociale ka edhe shumë forma të tjera për të komunikuar. Preferoj ta mbaj private jetën time, kështu kam qenë gjithmonë.

Një soprano ka shumë vështirësi gjatë karrierës së saj, e para është që duhet të rrijë gjithnjë nëpër piano dhe të studiojë nëse do që të bëjë karrierë. Kur bëhesh familjare ka edhe më shumë vështirësi sepse duhet të ndash gjërat. Dhe mirëmbajtja e zërit është një tjetër vështirësi, por unë dua ta shijoj këtë profesion dhe jo të bëhem skllave e tij?, tha sopranoja./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form