Politikania Erisa Xhixho ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për familjen dhe shtatzëninë.
Xhixho tha se ishte e papërgatitur për këtë shtatzëni edhe pse shtoi se ajo dhe bashkëshorti nuk do ta linin djalin e tyre Henrin vetëm. Ajo tregoi se pas simptomave të para e ka diskutuar me nënën e saj dhe të gjithë e kanë pritur shumë mirë lajmin.
?Mometi kur mësova pë shtatzëninë isha me familjen. Janë ato ndjesitë e nënës se diçka po bluhet. Fillimisht e diskutova me mamanë, i thash do bëhesh gjyshe për herë të dytë, ?Jooo, kaq shpejt? më tha. Djali tani është 1 vjeç e gjysmë. Unë dhe Enea kishim menduar për një fëmijë të dytë, nuk do ta linim vetëm Henrin. Nuk do doja të ishin me diferencë të madhe në moshë. Erdhi pak më shpejt, por janë punë të Zotit këto. Isha unë, Enea dhe Henri kur e morëm vesh, unë isha e papërgatitur, por Ena ishte më sportiv. Por jemi shumë të lumtur?, tha Xhixho.