Rudina/ Besnik Qaka tregon momentin kur mesoi se do behet baba: Mbeta pa tekst (05.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Fill pas dasmës së bujshme të këngëtarit Besnik Qaka të grupit ?NRG Band? u bë publik lajmi se çifti është në pritje të një fëmije.
Vetë këngëtari ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfeu momentin kur mori lajmin se do të bëhej baba. ?Mbeta pa tekst?, tha këngëtari teksa tregoi se lajmi se do të behët baba ka qenë një prej momenteve më emocionuese për të.
?Ka qenë një prej momenteve ku unë mbeta pa tekst. Ishim në shtëpi, erdhi Lolita dhe më dha lajmin. U emocionova shumë. Më pas ajo ka postuar një foto dhe më bëri surprizë këpucët me ngjyrë vajzash dhe aty kuptova se ishte vajzë. U gëzo shumë sepse di që vajzat janë shumë të dashura. Ishte një prej momenteve interesante. Kemi menduar për emrin, duam të jetë një emër i shkurtër, por ende nuk kemi vendosur?

Share This Video


Download

  
Report form