Pranverën e ardhshme në Bashkinë e Dibrës do të përfundojë unaza e qytetit, një financim i qeverisë prej 2 milion eurosh që është inspektuar nga kryeministri gjatë mbledhjes dy ditore të kabinetit qeveritar në këtë qark.
?Edhe kjo është rruga e vogël e Arbrit. Premto, premto dhe edhe kjo tani po bëhet. Natyrisht është një gjë shumë e rëndësishme për qytetin dhe do ta lehtësojnë shumë pjesën tjetër që nuk do ketë më gjithë kamionët deri te shtëpia? .
Në këtë qark me të ardhurat e Bashkisë dhe të qeverisë po zbatohen disa projekte rindërtuese, një prej tyre është dhe kantier për rindërtimin e rrugës Arras-Kastriot që lidh 20 fshatra përmes një ure.
Në Kastriot ku përfundon ky segment është parashikuar të rindërtohet Muzeu i Skënderbeut, dhe për Kryeministrin ky investim si dhe përfundimi i Rrugës së Arbrit rrit potencialin turistik të gjithë trevës.
?Është shumë e rëndësishme që kjo po bëhet dhe po bëhet me cilësi. Unë dëgjova fjalë shumë të mira edhe nga njerëzit dhe nga 2 orë në 20 minuta për gjithë këto fshatra është një shpëtim i madh. Ne duhet të lidhim segmentin e rindërtuar me Çidhen dhe muzeun e ?Skënderbeut?, që kemi bërë gati projektin. Ky është dhe viti i Skënderbeut që fillon në 28 Nëntor deri në 28 Nëntorin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë i japim edhe një destinacion turistik dhe paralelisht krijojmë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë rurale, krijojmë kushte për nxitjen e mëtejshme të prodhimit, sepse tani kostot ulen jashtëzakonisht shumë dhe mundësia e daljes në treg bëhet e thjeshtë. Rruga e Arbrit nga njëra anë, krijimi i një infrastrukture solide në Dibrën rurale, ku ka një problematikë kaq të trashëguar keqas na japin një bazë tjetër për të krijuar më shumë impakt?.
Ndërtimi i Unazes së Klosit, është një tjetër projekt që po zbatohet dhe që u inspektua nga Rama, që e sheh këtë bashkëpunim me këtë njësi lokale si domethënëse për bashkëpunimin me demokratët pasi kjo bashki drejtohet nga Basir Çupa, i zgjedhur i PD.
?Do të bëjmë dhe urën, do bëjmë dhe rrugën në hyrje. Kryetari e ka projektin për t?u lidhur me unazën. Kur bashkëpunojnë socialistët me demokratët për punët reale bëhen gjëra të mëdha?.
Ndërsa në njësinë e Komsit, Rama u ndal për të parë urën e sapo vendosur në funksion e ndërtuar nga Forcat e Armatosura. Mungesa e urës e bënte të vështirë përditshmërinë e 1200 banorëve të zonës për të arritur si shkollën 9-vjeçare ashtu dhe qendrën shëndetësore.
Tv Klan