Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama inspektuan kantierin e punimeve për unazën e Peshkopisë që pritet të përfundojë në pranverën e ardhshme.
Muharrem Rama: "Është financim i qeverisë shqiptare, rreth 2 milionë euro, me gjatësi 3.5 km dhe urë 20 metra, do të jetë me trotuare dhe me ndriçim"
Përfundimi i saj ka rëndësi jo vetëm për lehtësimin e lëvizjes në qytet, por i jep zgjidhje një shqetësimi të madh qytetarëve, për praninë të mjeteve të rënda në rrugët e qytetit
"Edhe kjo është rruga e vogël e Arbrit. Premto, premto dhe edhe kjo tani po bëhet. Natyrisht është një gjë shumë e rëndësishme për qytetin dhe do ta lehtësojnë shumë pjesën tjetër që nuk do ketë më gjithë kamionët deri te shtëpia."
Një tjetër kantier në Qarkun e Dibrës është ai i rrugës Arras-Kastriot. Rruga lidh banorët e 20 fshatrave dhe do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga 2 orë aktualisht në 20 minuta.
Për më shumë lexoni në: