Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës.
Këtë mesazh përcolli në këtë ditë të parë të 2019, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili ishte në mbështetje të banorëve të Astirit në protestën e tyre kundër projektit të Unazës së Madhe.
Balliu deklaroi se protesta e banorëve do të vijojë deri me anulimin e projektit dhe se qeveria sipas tij nuk ka opsion tjetër.
Balliu: Ka ardhur koha dhe është viti 2019 që me energjinë e këtyre qytetarëve, çdo qyetar në Shqipëri ti bashkohet Unazës së Re dhe të shkojnë tek Kryeministria që ta nxjerrin Edi Ramën para drejtësisë. Nëse kjo qeveri vazhdon me harbutëri dhe arrogancë qytetarët do ti japin aty atë që meritojnë. Pushtetet diktatoriale si kjo duhet të rrëzohen me çdo lloj forme. Çdo qyetar shqiptar është gati të sakrifikojë gjithçka që ti ktheje vendit legjitimitetin. Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vijojë deri në anulimin e projektit. Nuk ka opsion tjetër për qeverinë veçse të anulojë projektin. Çdo ditë rezistenca e tyre rritet po ashtu dhe kredibiliteti i tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/edi-rama-para-drejtesise-balliu-qeveria-ska-opsion-vec-anulimit-te-unazes-se-madhe