Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama nga Libofshi e Fierit ka folur sërish për ndërtimin e Unazës së Madhe. Duke e konsideruar si një konflikt të mirëfilltë për qëllime politike, sqaroi se e ka të pamundur të ndërhyjë në ligj për të legalizuar banesa që preken nga projekte.
Kryeministri Edi Rama e zhvendosi në Libofsh çështjen e banorëve të Unazës së Re. Në një takim me qytetarët, kreu i qeverisë tha një ditë pas protestës se asnjë objekt nuk do të legalizohet në pronat e përbashkëta. Sipas tij taksat e shqiptarëve nuk mund të shkojnë për të dëmshpërblyer paligjshmërinë.
Rama: Ky takim ishte planifikuar më parë, por duke qenë se edhe ju jeni në dijeni ose e ndiqni atë konfliktin që është ndezur në mënyrë artificiale për qëllime mirfilli politike në Tiranë tek Unaza e Re, nuk mund ti shmangemi edhe asaj.
Procesi i legalizimit është mbyllur, por ka godina që ligji i ndalon të legalizohen. Është e pamundur të ndërhyjmë në ligj për të legalizuar pushtimin e ish-stacionit që i takon gjithë komunitetit, për të legalizuar pushtimin e një kopshti apo një cerdheje që duhet t'i kthehet komunitetit. Por kam mirëkuptim për këta njerëz dhe kthimi i këtyre pronave tek komuniteti do të bëhet në bazë të projekteve dhe të një trjatimi njerëzor kur bëhet fjalë për një strehë. Jemi ne që kemi vendosur bonusin e qirasë. Nuk mund të të legalizoj aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për tu ndërtuar kopshti, cerdhja, shkolla apo rruga. Nuk e bën dot shteti të të legalizojë për të të dhënë para sikur të ishe pronar, sepse i bie që gjithë populli që paguan taksa të punojë për të kaluar vite të tera duke paguar ata të cilët janë të palegalizueshëm. Por ama kur bëhet fjalë për shtëpi, ka një përgjegjësi. Pavarësisht se sot në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar, që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe ndërkohë me taksat e tyre paguhet bonuesi i qirasë për këta të tjerët.
Ka diçka që sidoqoftë është e diskutueshme. Megjithatë është e arsyeshme përderisa prishja e një godine që pengon zhvillimin e një projekti publik bëhet në një kohë me një afat të ngushtë dhe nuk mund të lihet jashtë.
Në gjithë këtë tymnajë që është ngritur prej kohësh dhe ushqehet për ditë me gënjeshtra, sajesa me mjete disinformimi për të revoltuar miletin është ngritur dhe një sajesë që unë kam thënë që shtëpitë nuk prishin dhe tani po i prish. Por kjo nuk është e vërtetë.
Rama shigjetoi edhe opozitën, që sipas tij hedh benzinë në çdo zjarr të ndezur pasi nuk ka aftësi për ta mundur me votë.
Rama: Ne nuk mund të legalizojmë në kurriz të interesit publik, aty ku nuk është e mundur. Që kur filluan prishjet masive në parkun Rinia, pastaj tek Lana, pastaj në gjithë Shqipërinë, të gjitha bashkitë kanë prishur dhe nuk ka pasur një protestë nga opozita politike për të kërkuar atë që ligji e ndalon. Nuk ka pasur, jo për të mbrojtur shtëpitë e atyre atje, por për të mbrojtur interesat e ngushta politike. Luftë pë...